Policia e Vlorës ka parandaluar dhe goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në Himarë, duke arrestuar dy persona.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2020, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një automjet të dyshuar se mund të shpërndante lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe u bllokua automjetit tip Ford Focus në fshatin Borsh.

Pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë 3 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa

Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin Dh. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Qeparo dhe bashkëpunëtorin tjetër shtetasin V. M., 55 vjeç, banues në fshatin Borsh, si autorë në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: