Ekspertët rusë janë të mendimit, se shpërthimi i një autobusi 2 ditë më parë, ku u vranë 2 gra dhe mbetën të plagosur 26 të tjerë, është një akt terrorist.

Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin Voronezh, rreth 280 km në jug të Moskës. Autoritetet ruse, fillimisht menduan se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga një problem teknik, ndërsa tanimë, janë të sigurt që e gjitha ishte një shpërthim i komanduar me anë të një pajisje të vendosur poshtë sendilës së pasagjerëve.

Njëra nga dy viktimat, e quajtur Olga Chernokova, 22 vjeçe, sapo do të martohej dhe u varros me fustan nusërie. Ajo mori lëndime të rënda nga shpërthimi, duke humbur të dyja këmbët. Për fat të keq, mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin. Pastiçierja Tatyana Ivanova, gjithashtu mbeti e vdekur nga shpërthimi i fuqishëm. Mediat e huaja sakaq, kanë fiksuar dhe momentin e shpërthimit, të marrë nga një kamera sigurie në zonë.

Në videon në fjalë, shihen kalimtarë të rastit duke kaluar e papritur, autobusi shpërthen duke shpërndarë në gjatësinë e rrugës dhjetëra mbetje të mjetit. Nuk dihet ende arsyeja se përse autorët kanë ndërmarrë këtë hap, por autoritetet janë duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që të zbardhin të gjithë të vërtetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb