Banesa e shtetasi H.H., 70 vjeç në fshatin Toç në Memaliaj është përfshirë nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Sakaq në momentin kur ka ndodhur ngjarja bëhet me dije se në banesë ndodheshin dy të moshuar, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq forcat zjarrfikëse kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Memaliaj/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memaliaj, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb