KORÇË

Koronavirusi ka njohur rritje të rasteve në qytetin e Korçës, teksa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 61 raste të reja.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se 8 prej të infektuarve me Covid-19 janë mësues.

Burime zyrtare konfirmojnë infektimin e 8 mësuesve, por nuk japin detaje se në cilat shkolla japin mësim.

Në qarkun e Korçës, gjatë muajve të fundit ka pasur një numër të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb