TIRANË

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, duke alarmuar banorët e zonës së Qesarakës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë.

Një mjet i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb