ZVICER-“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup. Falë
investimeve nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam unë
sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe nuk duhet
të flasim më për ‘kosovarozviceran’ apo për ‘zviceranozviceran’. S’nuk
dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”.
Kështu është shprehur mesfushori Valon Behrami, për gazeten zvicerane
“laliberte.ch”, pas kritikave të bëra nga mbrojtësi i djathtë me prejardhje
zvicerane, Stephen Lichtsteiner, i cili ka kritikuar lojtarët jozviceranë të
skuadrës së Zvicrës. Behrami deklaroi se i vjen keq për shfrytëzimin nga ana
e shtypit të asaj interviste “të famshme”.
“Dhe unë mund t’ju siguroj se është shumë i fortë (grupi)!”, vijoi Behrami.
Futbollisti nga Kosova, Behrami u shpreh se në skuadrën zvicerane ka më
shumë se duhet futbollistë emigrantë.
“Të dy shembujt tregojnë një gjë esenciale për mua: Zvicra është një vend që
i jep një shans njerëzve emigrant”, tha ai.
Mbi gjestet që lidhen me simbole kombëtare shqiptare të bëra në fushë,
Behrami tha: “Mos harroni se presioni që media nga Shqipëria dhe Kosova
mund të ushtrojë tek lojtarët e rinj është i madh…”.
Në ekipin e Zvicrës janë gjithsej 6 futbollistë shqiptarë, mes tyre Behrami.
(a.n/panorama/BalkanWeb)