Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës Qendrore vullkanit Fuego.

Banorët nxituan në strehoheshin në banesa të përkohshme të dielën pasi vullkani Fuego, i cili ndodhet 35 kilometra larg kryeqytetit rriti aktivitetin.

Juan Laureano një zëdhënës i agjencisë së koordinimit të fatkeqësive të Guatemalës, tha se 125 familje rreth 900 njerëz u zhvendosën të sigurta nga komuniteti i El Porvenir.

Banorët e një komuniteti tjetër, Las Lajitas gjithashtu u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Autobusët i transportuan qytetarët, të cilët kishin me vete sendet e tyre personale në godinën e bashkisë që ishte shndërruar në strehë të përkohshme.

Qeveria pezulloi funksionimin e shkollave në zonë dhe mbylli një rrugë që kalon përmes fshatit dhe lidh jugun e vendit me qytetin kolonial të Antiguas, një vend i trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga UNESCO dhe destinacioni më popullor turistik i Guatemalës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: