Vullkani Lewotobi Laki Laki në Indonezinë jug-qendrore shpërtheu të martën pasdite duke lëshuar një re të madhe hiri. Shërbimi Gjeologjik Indonezian tha në një deklaratë se regjistroi vullkani duke nxjerrë re hiri gri në lartësi deri 10,000 metra.  Vullkani ka pasur një aktivitet të konsiderueshëm vullkanik, duke përfshirë 50 shpërthime në dy orë, në vend të 8 deri në 10 shpërthimeve të zakonshme të regjistruara çdo ditë.

Reja në formë kërpudhe ishte e dukshme nga qytetet deri në 150 kilometra larg malit në provincën Nusa Tenggara Lindore. Shpërthimi i së martës pasdite bëri që autoritetet të rrisnin nivelin e alarmit të vullkanit në më të lartin dhe të paralajmëronin për reshje të dendura shiu që mund të shkaktonin rrjedhje lavash në lumenjtë që burojnë nga vullkani.

Vullkani në ishullin turistik Flores shpërtheu në orën 17:35, pa raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Një shpërthim në nëntor vrau nëntë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, ndërsa një tjetër në mars shkaktoi ndërprerje dhe anulime fluturimesh për në Bali.

Nuk është ende e qartë nëse shpërthimi i së martës do të ndikojë në fluturime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb