Shtatëmbëdhjetë burra u akuzuan në Indi për përdhunimin në grup të një vajze 11 vjeçe, në qytetin Çenai.

Policia tha se vajza është përdhunuar vazhdimisht që nga fillimi i vitit.
Sipas autoriteteve, autori kryesor ishte operator i ashensorit në bllokun e apartamenteve ku ajo banon.

Ai dyshohet se e ka droguar vajzën dhe ka ftuar burra të tjerë për ta përdhunuar, shkruan rel.
India po përjeton rritje të zemërimit publik mbi numrin e sulmeve të dhunshme seksuale në këtë vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: