NJU JORK 

Një emigrant nga Bangladeshi, që ka vendosur një bombë, e cila ka shpërthyer pjesërisht në stacionin më të frekuentuar të metrosë në New York në vitin 2017 është dënuar të enjten me burgim të përjetshëm plus 30 vjet.

Akayed Ullah, pajisja e të cilit synonte tunelin për këmbësorë midis Times Square dhe ndalesave të Autoritetit Portual në Manhattan, iu dha dënimi nga gjykatësi federal, Richard Sullivan, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri

“Një dënim i përjetshëm është i përshtatshëm”, tha Sullivan. “Ishte një krim me të vërtetë barbar dhe i urryer”, shtoi ai.

Ullah kërkoi falje për aktin e kryer terrorist. “Ajo që kam bërë ishte e gabuar. Mund të them nga zemra, se më vjen shumë keqë për atë që ka ndodhur. Nuk mbështes dëmtimin e njerëzve që nuk kanë faj”, u shpreh 31-vjeçari.

Prokurorët vendosën që Ullah duhet të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave, për sulmin terrorist “të paramenduar dhe të egër” të 11 dhjetorit të vitit 2017, të kryer nën emrin e ISIS.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb