Gjatë ditës së sotme këngëtari Kastro Zizo shpërtheu ndaj kolegëve të tij të cilët nuk i dhanë pikë në ‘Kënga Magjike’.

Përmes një statusi në Facebook, Kastro nuk nguroi t’i quajë ata si ‘puçrra me qelb që duhen shtypur’. Kjo çështje është trajtuar dhe në programin e “E diela shqiptare”, ku Ardit Gjebra ka replikuar me këngëtarin.
66442-640-0-5a2d75bc5629c
“Më mirë më jep 0 pikë sesa 1 pikë”, u shpreh Kastro ndërsa Ardit Gjebrea nxori listën e pikëve që ka dhënë Kastro dhe i tha të drejtojë gishtin nga vetja pasi edhe ai i ka dhënë shumë pak pikë për Klint Çollakun.

Në këtë moment ndërhyri Klinti i cili tha se e dinte që Kastro nuk do e vlerësonte me shumë pikë edhe pse i kishte thënë që kënga ishte e bukur.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: