Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sonte të Zhur të Prizrenit.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar. Si pasojë e plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë’, ka thënë Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Në mesin e të lënduarve si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur një fëmijë i cili ishte pjesëtar i familjes në shtëpinë e së cilës policia e Kosovës po kryente bastisje.

Kështu ka thënë Osmanollaj në një lidhje direkte për Televizionin e Prizrenit.
“Një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta. Të lënduarit janë dërguar në Spital të Prizrenit ku po trajtohen nga qendra Emergjente”, tha Osmanollaj.

Arsyeja e bastisjes së shtëpisë, Osmanollaj tha se ka qenë për “Parandalimin dhe zbulimin e Narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb