SHËNGJIN

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në zonën e “Ranës së hedhun” në Shëngjin, rreth orës 20:45 minuta të ditës së djeshme.

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë ngjarje. Nuk ka asnjë të dyshuar apo të shoqëruar për këtë ngjarje të ndodhur. Autorët janë ulur në këmbë tek objekti dhe mendohet se kanë lëvizur më pas me një mjet pa targa.

Konflikti për pronën dyshohet është pista kryesore, ku policia po heton. Ka pretendime për një pjesë të sipërfaqes së tokës ku po kryhet ndërtimi.

News 24 tentoi qe te kontaktonte me pronarin e objektit, por nuk pranuan që të prononcohen për ngjarjen.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb