Detaje të rënda mësohen nga ngjarja në Fier ku një i ri pësoi djegie të mëdha në trup pas shpërthimit të një bombole oksigjeni.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se 17-vjeçari me inicialet E. F., ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

Pasi mori trajtimin e parë në spitalin Rajonal të Fierit, i riu është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Mësohet se 17-vjeçari ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, ndërsa në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer bombola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb