Raketat të cilat shpërthyen në një fshat ukrainas mbrëmjen e së martës kanë shkaktuar jë valë reagimesh nga figurat më të rëndësishme politike botërore.
Rusia pretendon se raketat ishin ukrainase, ndërsa kjo e fundit e mohon një pretendim të tillë.

CNN ka raportuar se hetuesit ukrainas kanë mbërritur në zonën e goditur nga raketat.

“Një burim në zyrën e presidentit në Kiev ka konfirmuar se hetuesit ukrainas kanë arritur në vendine goditur nga raketat”, raporton CNN.
Kujtojmë se presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi të mërkurën që një ekip ukrainas të lejohet të bashkohet me hetimin, i cili drejtohet nga ekspertët polakë dhe të SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb