“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë pamjet e autorit të dyshuar për shpërthimin e ndodhur në një lokal 5 ditë më parë në Lezhë, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se në pamje, duket një person i veshur me të zeza, me një bluzë të bardhë dhe kapuç në kokë teksa ecën me shpejtësi. Ndërkohë vetëm disa sekonda më vonë duket shpërthimi i eksplozivit në lokal, që shkaktoi dëmtime të shumta materiale.

Lokalit që iu vendos lënda plasëse ishte marrë me qira nga shtetasi me iniciale V.Sh., ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 shkurtit në orën 21:45 kur temperaturat ishin nën zero dhe Lezha ishte e mbuluar nga bora.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: