TIRANË

Policia dyshon se shpërthimi në karburant në zonën e Kombinatit ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në sistemin e gazit. Në një deklaratë për mediat pas ngjarjes policia sqaron se ka marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

“Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.
Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb