Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një grua me një kuti të madhe i ka dhënë një dhuratë mbështetësit të Putinit, që rezultoi se ishte fatale për blegërin rus Vladlen Tatarsky. Në pamjet që janë publikuar nga mediat ruse, gruaja hyn në një kafene, ku në mbrëmjen e 2 prillit po mbahej një tubim në të cilin ishte i pranishëm edhe Tatarsky.

Pamjet vijnë në kohën kur konfirmohet se si rezultat i një shpërthimi në një kafene vdiq korrespondenti i luftës Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin).

Ndërkohë shpërthimi është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme ruse në orën 18:13. Sipas një versioni, një pajisje shpërthyese e improvizuar u vendos në një statujë, e cila iu dorëzua blogerit. Në total, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur 30 persona, mes të cilëve një vajzë 14-vjeçare.

Së paku deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin ndonëse si Rusia, po ashtu edhe Ukraina “i kanë drejtuar gishtin” njëra-tjetrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb