Vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga bombardimet ruse në sheshin Liria në qytetin e Kharkivit.

Burime zyrtare nga urgjenca e këtij qyteti thanë se të paktën 20 persona janë plagosur gjatë bombardimeve të zyrës së administratës shtetërore.

“Forcat e ndërhyrjes po kërkojnë në rrënoja, duke nxjerrë të plagosurit dhe trupat e të vrarëve. Puna jonë vazhdon,” thotë një prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb