Alketa Gjoka dhe djali i saj 12 vjeç janë në gjendje të stabilizuar. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga nipi i familjes Gjoka, i cili ndodhet pranë nënës dhe djalit në Itali, ku edhe ndodhen për mjekim prej rreth 3 javësh për shkak të lëndimeve të marra.

Ndonëse më herët u raportua se nëna 40-vjeçare kishte ndërruar jetë, “BalkanWeb” ka komunikuar me familjarë, të cilët kanë mohuar këtë informacion, duke theksuar se gjendja e të dyve është e stabilizuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e tyre në Velipojë. Për fat të keq, dy vajzat nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra. Tragjedia e rëndë tronditi të madh e të vogël, teksa policia arrestoi pas shpërthimit shitësin e gazit, ku ishte marrë dhe bombola që shpërtheu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb