Ka dalë nga ambientet e SPAK nëna e deputetes Monika Kryemadhi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Fatime Kryemadhi është pyetur për pallatin dhe pasurinë që disponon.

Zonja Fatime Kryemadhi ka deklaruar se të gjitha transaksionet janë kryer me bankë.

“Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike”, ka thënë në dëshminë e saj Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi.

Më parë, SPAK sekuestroi celularin e deputetes Monika Kryemadhi në banesën e nënës së saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: