Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, falë ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare.

I moshuari ndodhej në plazh së bashku me familjarët e tij, kur u pikas nga dy vëzhguesit e plazhit teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë.

Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë, duke ndjekur hap pas hapi protokollin e ndihmës së shpejtë. Pas ndërhyrjes së tyre, u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së pushuesit.

Pak minuta më vonë, 70-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve, pas trajtimit në spital, i moshuari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb