Ronald Koeman i ka orët e numëruara në krye të Barcelonës, por shkarkimi i tij nuk është aq i lehtë sa duket. Janë dy arsye që presidenca blaugrana nuk nxitohet.

Së pari, në rast se trajneri holandez do të shkarkohej pa një marrëveshje, klubi katalanas do të detyrohet të paguajë 12 milionë euro. Janë shumë për arkat e një klubi që po lëngon financiarisht.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me ndeshjen e radhës kundër Atlético Madrid në Ëanda Metropolitano. Sfida luhet të dielën dhe nuk ka kohë që trajneri i ri të organizojë në tri ditë këtë supersfidë. Andrea Pirlo duket se është kandidati kryesor për të drejtuar Barçën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb