Recete nga znj Eneida
Përbërësit

100 gr djathë kaçkavall
Nje dorë sallatë
3-4 pomodorini
1 karotë të grirë
Finok
1 konservë ton
2-3 domate të thara
Krem uthulle balsamike

Përgatitja

Në tigan të nxehtë shtrojmë një shtresë me djathë kaçkavall. Pasi shkrin dhe merr ngjyrë të verdhë, e vendosim mbi një tas të cilin e kemi përmbys. Djathi do të marrë formën e tasit.
Në një tas bashkojmë përbërësit për sallatën, i vendosim në shportëzat e djathit, shtojmë kremin balsamik dhe servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: