KORÇË

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi nga Korça se kthimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend është bazuar në mendimin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Meta tha se shpreson që të ketë reflektim nga deputetët dhe se Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje me të gjitha forcat politike. Por ai theksoi se në rast se do ketë këmbëngulje për prishjen e zgjedhjeve.

“Presidenti e ka vonuar dhe e ka motivuar në mënyrë të qartë. Është bërë një punim shkencor me ekspertë vendas dhe të huaj për të gjithë standardet që shkel ky vendim i njëanshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Unë shpresoj që ata të lexojnë të thellohen, të reflektojnë. Presidenti është në një gjatësi vale me gjithë popullin shqiptar. Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje mes të gjitha forcave alternative. Presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar i republikës që do ta hedhë në mënyrë të fshehtë në kutinë e votimit. Në rast se do kemi në këmbëngulje për të prishur zgjedhjet sigurisht që presidenti do jetë me popullin për të treguar që gjithë shqiptarët pa asnjë dallim kanë vetëm një të ardhme, Shqipëria si gjithë Europa. Peng është marrë i gjithë vendi apo jo?”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb