Shpyllëzimi vazhdon të thyejë rekorde në Brazil, me të dhënat e fundit zyrtare të publikuara sot që tregojnë shifrat më të këqija në maj dhe pesë muajt e parë të vitit.

Ambientalistët paralajmërojnë se viti 2020 është vlerësuar të jetë viti më shkatërrues për pyjet e shiut të Amazonës, më i keq edhe se viti 2019, kur zjarret tronditën botën.

“Ne po përballemi me një skenar katastrofash totale për Amazonën”, tha Mariana Napolitano, drejtore shkencore e degës braziliane të Fondit Botëror të Natyrës së Egër (WWF).

Që nga fillimi i vitit, shpyllëzimi ka arritur në më shumë se 2 000 kilometra katrorë, 34% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Këto të dhëna janë shumë më shqetësuese, duke llogaritur se nuk është marrë parasysh sezoni i thatë, i cili është më i favorshëm për rënien e zjarreve dhe që fillon në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: