Mijëra qytetarë protestuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.
