Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – France, e cila do të zhvillohet ne stadiumin “Elbasan Arena” në datën 13 Qershor, ora 18:00. Pikat e shitjes se biletave për ketë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe online në faqen zyrtare te FSHF-se: www.fshf.org
Çmimet e biletave për ketë ndeshje janë si me poshtë:
Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke
Tribunat D, F = 2.000 leke
Tribuna E = 3.000 leke
Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke
FSHF njofton të gjithë tifozët se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik te’ë kontrollit te’ë biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, te’ë dukshëm dhe të padukshëm në sy të lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.
Këto janë masa që FSHF ndërmerr në mbrojtje të tifozëve dhe për të ndaluar të gjithë abuzuesit e mundshëm.
E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF të cilat jane: prane biletarisë në Stadiumin “Qemal Stafa”, Tirane, pranë biletarisë se stadiumit “Elbasan Arena” dhe online faqen zyrtare te FSHF: ww.fshf.org
