TIRANË- Shqipëria dhe Kina do të bashkëpunojnë mbi projekte konkrete në fushën e zhvillimit urban dhe strehimit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu.

“Një takim frytëdhënës me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang, me të cilën diskutuam mbi projekte konkrete bashkëpunimi në fushën e zhvillimit urban dhe strehimit”, shkruan ministrja Gjermeni në një postim në rrjetin social “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb