Policia e Elbasanit ka publikuar masat që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e takimit Shqipëri-Lihtenshtejn që do të luhet ditën e shtunë në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Rusi 2018.

Elbasan-Policia

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve Shqipëri – Licheshtein
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Departamentin e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese Kombëtare “Shqipëri” – “Licheshtein”, e cila do të zhvillohet më datë 02.09.2017, në orën 18:00, në Stadiumin Elbasan Arena.

Në garantimin e rendit dhe sigurisë përveç strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, do të angazhohen FLO, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, si dhe nga D.V.P. Tiranë, Durrës e Korçë.

Sa me sipër , në orën 10:00, të datës 02.09.2017, ju bëjmë me dije se nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i tapetave” deri tek Kryqëzimi i “Ish-konservimit”

Nga Kryqëzimi i rrugës “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë në anën veriore të stadiumit.

Në orën 12:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Dinamos.

Vendparkimet e mjeteve të tifozerisë vendase do të jetë :

Sheshi tek Kryqëzimi I Zaranikës , Pallati i Sportit dhe në vende të mundshme të lejuara për parkime.

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë tre orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, krahas biletës duhet të kenë me vete edhe kartë identiteti.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit dhe nuk do të lejohen të hyjnë në stadium ata persona që do tentojnë të mbajnë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth Stadiumit, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 2 Shtator 2017 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb