Armando Cungu u shpreh se Laçi nuk e menaxhoi si duhet ndeshjen në Korçë. Kjo sepse ata janë një ekip i ri dhe kanë shumë për të mësuar:

“Natyrshëm që nuk është pozitive kur pëson në të tilla kushte dhe në atë moment. Nuk e menaxhuam ashtu siç duhet lojën. Jemi një ekip i ri dhe kemi shumë për të mësuar. Nuk duhet të kishim humbur topin në një zonë të rrezikshme, por duhet të kishim zgjidhur më thjeshtë atë moment. Gjithsesi, komplimente për Korçën, bëri një ndeshje të mirë, të luajtur fort si asnjëherë tjetër në shtëpinë e vet apo edhe në transfertë. Tani jemi në ‘play out’. Unë mendoj që Laçi i ka potencialet që të jetë sërish në Superiore. Luajmë me një ekip të një kategorie inferiore, por që edhe atje ka cilësi. Prandaj duhet të jemi të përqendruar në maksimum dhe të japim më të mirën në këtë takim”, tha trajneri i Laçit për “Panorama Sport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb