Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Përmes një bisede të kryer on line me kryeministrin Rama, Michel shprehet se me kryeministrin biseduan edhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE.

“Urova kryeministrin Edi Rama mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu biseduam për përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE deri në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor,” shkruan President i KiE në një postim në facebook, ndarsa ndan foton nga biseda me kryeministrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb