Kryetari i PAA Agron Duka ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur sonte në Spitalin e Fierit, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Duka shprehet se ngjarja e sotme në Fier tregon edhe njëherë se Shqipëria është kthyer në një morg të madh. Duka u shpreh se ngjarjet e përditshme tregojnë se kjo maxhorancë nuk e lufton dot krimin, prandaj duhet të largohet.

  • foto galeri

Postimi i Agron Dukës:

Shqipëria është kthyer në një morg të madh dhe, me sa duket, strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton! Shteti nuk bëhet me fasada dhe propagandë, por duke i kthyer seriozitetin dhe dinjitetin institucioneve shtetërore.

Dekriminalizimi vërtetoi se mazhoranca aktuale nuk ka forcën morale për të çuar përpara këtë sfidë, prandaj është koha që të largohen!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb