Një tjetër protestues, mjeku Ermal Pashaj, i kthye rnë simbolin e kësaj lëvizjeje teksa ka mbajtur fjalën e tij në protestën para Kryeministrisë, u shpreh se sot është koha që rinia të marrë në dorë fatet e vendit.

“Sot jam jo si ai mjeku që foli njëherë, por si një nga ju që mora valixhen e rëndë që më peshonte që u mbush me lotët e prindërve tanë. Ato lot janë për ne. Ne do t’i dalim Zot vendit tonë. Shqipëria sot ka Zot dhe për të luftojmë ne. Ne jemi ata që duhet ta shtyjmë përpara Shqipërinë, bëj thirrje të gjithë kolegët që morën rrugët e mërgimit dhe prindërit i lanë në mëshirë të fatit…Do t’i japim shpresë e shërbim vendit tonë. Sa herë na është dashur të shohim prindërit që ende spitale në pamundësi për të marrë trajtime. Sepse korrupsioni ende në çdo qelizë dhe ndaj duhet zhbërë. Shkrepat e shqipeve po mblidhen sot. Jemi bashkë dhe këto shkrepa mblidhen kur Shqipëria ka nevojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: