Pas pak minutash Shqipëria do përballet me Finlandën në ndeshjen e Nations League. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Trevisa Tufa, tifozët kanë filluar të futen në stadium, teksa 2000 mbështetës do jenë nga Shqipëria.
Nuk mungojnë flamujt kuqezi dhe simbolet tona, pavarësisht se bëhet fjalë për një transfertë. Ndeshja do të zhvillohet në Helsinki Olympic Stadium, në Helsinki. Shqipëria synon rezultat pozitiv, për të mbajtur vendin e parë.
