Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vend si dhe numrin e vdekjeve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Vokshi theksoi se Shqipëria renditet me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë, duke shtuar se bëhet fjalë për 10 mijë vdekje më shumë.

Sipas saj, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe nga shpenzimet e majme për klientët e tij.

REAGIMI I VOKSHIT
Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë.
Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda.
Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie.
Prandaj, Shqipëria u rendit:
– e fundit në Europë për numrin e testimeve,
– e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë,
– e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe
– e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.
Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie.
Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre.
Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb