Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, poston një video-mesazh në “Facebook”, ku ndalet te paga minimale.

Kryedemokrati thekson se paga minimale në vendin tonë është më e ulëta në rajon. Me përshkrimin “Shqipëria meriton më mirë”, Basha thekson në video se vendi duhet kthyer në rrugën e duhur.

“Kjo qenka nje arritje e madhe e qeverisë! Paga minimale u rrit në 331.33 Euro! Kjo po që duhet festu…. Mos! Prit pak… Nuk qenka në Shqipëri, qenka në Mal të Zi. Paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon – 244 Euro. Sepse ne kemi kryeministrin më të keq në rajon. Ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Të ngremë pagën minimale. Sepse Shqipëria Fiton!”, thuhet në mesazhin e videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb