TIRANË- Trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar. Ai tha se Europiani për herë të parë për Kombëtaren e Shqipërisë është një rast unik dhe i jashtëzakonshëm jo vetëm për lojtarët por edhe për miliona shqiptar.
“Sot publikojmë listën e lojtarëve për paraqitjen në Francë. Në nëntor 2011 bëra një premtim që do tentonim të arrinim diçka që Kombëtarja se kishte arritur. Pres që djemtë të jenë koshientë për atë që ndoshta na ka sjellë në Euro 2016, njohja e kufijtë tanë. Euro është diçka e jashtëzakonshme për ne, por jo vetëm për por edhe për miliona tifozë. Besoj se është një rast unik dhe kjo duhet të jetë një tjetër shtysë që të bëjmë më shumë, pa u ndier në presion, por të lirë. Të bëjmë maksimumin dhe të ngacmojmë çdo kundërshtar që ndoshta mund të jenë më të forta teknikisht”, tha De Biasi.
Ndërkaq në listën e lojtarëve shihet se mungojnë Hamdi Salihi, Alban Mehaj dhe Rei Manaj.
Për mungesën e Salihit, De Biasi tha se “Janë zgjedhje, kushdo merr rrezikun për sjelljen e tij. Ekipi ka nevojë për lojtarë me karakteristika të tjera”.
Me skuadrën do grumbullohen 27 lojtarë, vetëm 23 do të jenë në listën finale. Kriteri i zgjedhjes do jetë forma fizike dhe ajo psikologjike.
“Lojtarët e grumbulluar janë më të përshtatshëm për të krijuar një skuadër të mirë”, deklaroi tekniku i Kombëtares.
“Zgjedhja është bazuar nga forma dhe dëshira për të qenë pjesë e skuadrës, për të lozur si një skuadër. Nuk dua nga ata lojtarë që mërziten kur skuadra e tyre shkon mirë apo gëzohen kur skuadra shkon keq”, theksoi De Biasi.

Trajneri i Kombëtares foli shumë pozitivisht për futbollistin Milot Rashica. “Rashica ka bërë një kampionat të shkëlqyer e meritonte një ftesë”, tha De Biasi.
Për sa i përket vazhdimit të tij me Kombëtaren Shqiptare, De Biasi theksoi “Do jem me Kombëtaren deri në 2017, kam një kontratë”.
(m.k/BalkanWeb)
