Shqipëria nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimin me SHBA për të futur në vend gazin e lëngshëm natyral (LNG) nga Amerika.

Po ashtu kjo marrëveshje e shndërron TEC-in e Vlorës me LNG, duke ndërtuar një terminal të ri gazifikimi dhe shpërndarje të gazit të lëndshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

LAJM I MIRË

Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane?????

✍️Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.

Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm?

#VizioniShqipëria2030

#ShqipëriaeArdhmjaJonë??

#SkaKohëPërPushim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb