Në një debat me kryeministrin Edi Rama, në vitin 2020 analisti Mustafa Nano foli për “hemorragjinë” e shqiptarëve nga vendi. Ai paralajmëroi atë që në fakt po ndodh prej kohësh në Shqipëri, ku mijëra shqiptarë janë larguar për një jetë më të mirë jashtë Atdheut dhe sot kthehen të protestojnë për largimin e tij. Rama e quante këtë deklaratë “të pavërtetë”, por vërtetësinë e saj e dëshmon më së miri protesta e 3 javëve të fundit, ku është përfshirë edhe diaspora shqiptare. Ndiqni videon.
