Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot deri më datën 30.09.2016 i është aprovuar kërkesa e MPB-së për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

MPB sqaron se veturat që qarkullojnë me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave.

“Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave”, thuhet në njoftim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: