Nga Bylysi antik, Presidneti Meta shprehu një falënderim të veçantë për dijetarin Neritan Ceka, një prej arkeologëve më të njohur dhe të dashur, siç tha, njëherësh zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik.

Ai po ashtu falenderoi edhe ekipin e arkeologëve të rinj, të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës së arkeologjisë, si misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurive kombëtare monumentale.

STATUSI I PLOTE
“O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit.”

Ky mbishkrim do të gdhendej në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti ilir, që falë së kaluarës së lavdishme, mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor.

Falënderim të veçantë për dijetarin dhe patriotin e shquar, Profesor Neritan Cekën, një prej arkeologëve tanë më të njohur dhe të dashur, zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik, si dhe për ekipin e arkeologëve të rinj, të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës sonë të arkeologjisë, si misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurive kombëtare monumentale.

Mirënjohje e pakufishme për kontributin e arkeologëve, historianëve e shkencëtarëve shqiptarë, mbi të gjitha për atdhedashurinë e tyre, që frymëzon në çdo kohë.
Shqiptarët, si banorë etnikë të këtyre trojeve, gjithmonë do të krenohen me këtë trashëgimi të vyer të të parëve tanë, dëshmi e qytetërimit brilant dhe e civilizimit tonë si popull.

Të parët tanë ja kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit. ??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb