Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot kryesinë e partisë, ku ka bërë me dije hapin e radhës në kuadër të aksionit opozitar kundër ngjarjeve të fundit në vend, kryesisht ndaj skandalit “McGonigal”.

Ai ka porositur demokratët të bëjnë gjithçka për të organizuar qytetarët në mënyrë që sa më shpejt të mundet të largohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë pluralizmin në vend.

“Mos harrojmë se ai është kryeministër. Amerikanët e tronditur nuk e njohin siç e njohim ne. Për ata ai është kryeministër i Shqipërisë që i turpëron, i fut thikën pas shpine vendit të madh duke shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të padenjë për vendin që mbante.

Kontraktoi një vrasës me pagesë kundër PD dhe pluralizmit. dhe ai tani është kapur nga drejtësia amerikane. T’i japim një përgjigje të merituar e përfundimtare Ramës, si armik i egër i aleatit tonë kryesor.

Çdo shqiptar ka ardhur koha t’i dalim zot Shqipërisë.

Të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve. Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka e nuk mund të ketë paqe e stabilitet me një njeri që shkelmon çdo ditë mbi liritë e dinjitetin e shqiptarëve.

Të ngrihemi në protesta të fuqishme. Asnjë shqiptar i vërtetë ”, ka deklaruar Berisha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: