Në Festën e Birrës Korça janë bashkuar të rinj e të moshuar nga gjithë trojet shqiptare dhe përtej për të festuar.

Korça sot përgatitet për natën e dytë që do të vijojë sërish me dy koncerte tek Pazari i Vjetër dhe terminali i autobusave të Korçës.

Qytetarët thonë se këtë vit Festa e Birrës është më ndryshe teksa një turist nga Veriu thekson se ka ardhur për Birrën Korça.

 

QYTETARI 1: Hera e parë që vij, vij nga Veriu. Vij për qejf. Festojmë dhe ne si gjithë të tjerët. Do të qëndrojmë nja dy ditë. Kësmet do të vijmë dhe nesër. Birrën Korça, prandaj kemi ardhur.

QYTETARI 2: Mirmbrëma. Hera e parë në Festën e Birrës, jam nga Devolli.

QYTETARI 3: Nuk është hera e parë që vij, këtë vit është ndryshe nga herët e tjera. Vetëm këtë ditë u gjendja aksidentalisht. Kemi ardhur me shokë e shoqe.

Nata e parë e Festës së Birrës ishte spektakolare me një pjesëmarrje si asnjëherë më parë teksa interesi për Birrën Korça dhe Tirana ishte i jashtëzakonshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb