Kryeministri Edi Rama nga Irlanda ka komentuar protestat e studentëve dhe qytetarëve shqiptare që i kërkojnë prej 165 ditësh dorëheqjen.

Ai tha për mediat se i kanë dhënë mandatin që ta çojë vendin në BE.

“Kam marrë një mandat të fortë për t’i udhëhequr qytetarët drejt BE. Nuk ka ndodhur kjo gjë 10 vite më parë, por dhe një vit më parë. Jeni të mbytur në gënjeshtra. Nuk kam pse të jem i dëshpëruar, BE është qendra e universit. Populli shqiptar më ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Evropian. Kjo ndodhi vitin e kaluar. Pra, ju jeni ndikuar shumë nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që janë përhapur për Shqipërinë”, u tha Rama gazetarëve.

Rama u ndal dhe te Samiti i NATO-s në Shqipëri, ndërsa deklaroi se ai do të mbahet në Tiranë, por theksoi se ende nuk ka një vendim se kur, duke deklaruar se mbase do të mbahet në 2028.
“Shqipëria është caktuar si vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s. Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Me siguri jo në vitin 2027 dhe, nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë. Ato që po diskutohen për këtë çështje janë marrëzira”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: