Edhe pse i burgosur në një burg të Britanisë së Madhe, shqiptari, Aleks Vishaj, duket se “injoron” rregullat e autoriteteve. Ai ka hapur një video live në rrjete sociale dhe gjatë këtij komunikimi, fyen autoritetet britanike dhe tregon varësinë e tij të madhe për të luajtur poker.

Këtij fakti, media “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të plotë ditën e sotme. Vishaj, është arrestuar dhe akuzohet për vjedhje, ndërsa aktualisht, ndodhet i burgosur në burgun Wandworth të Londrës, që nga marsi i vitit të kaluar.

Edhe pse ai u ekstradua në Shqipëri, sipas mediave britanike, 32-vjeçari është rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar, e tallet në rrjete sociale për këtë gjë. Ai thotë se ligji për ekstradim nuk është aq i fortë seç thuhet. Nga një raport i përpiluar nga mediat, një në 7 persona në burgjet britanike janë shqiptarë.

Në natën e ndërrimit të vitit, Aleks Visha, postoi një video në rrjete sociale ku shihet me kostumin kombëtar shqiptar, e duke festuar në një bar të Londrës. Ai shihet nën shoqërinë e shqiptarëve të tjerë, duke kënduar me zë të lartë në gjuhën shqipe. Sipas mediave britanike, Vishaj, ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer në Londër, e ka ardhur ose përmes transportit detar, ose linjës së fluturimeve.

Por përveç Vishajt, mediat britanike ngrenë alarmin edhe për Dorian Pukan, i cili është rikthyer pavarësisht dy dënimeve në Londër për vjedhje. Ai ishte depërtuar dy herë dhe sërish kishte mundur të hynte në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb