Një qytetar pjesëmarrës në protestën që ka nisur në Sheshin Skënderbej ka deklaruar se njerëzit kanë humbur besimin te qeveria dhe kërkojnë ndryshim.
“Njëherë e një kohë njerëzit kanë duruar, por tani u ka ardhur aty ku nuk mban më. Kujt t’i japim besën? Ai është i pabesë dhe e kam të vështirë ta besoj e ta kem kryeministër”, u shpreh protestuesi.
Sipas tij, qytetarët janë mbledhur në shesh me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Kemi dalë në këtë shesh për ta larguar këtë njeri të papërgjegjshëm”, tha ai.
