ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me një sasi të madhe kanabisi. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar kishte marrë një apartament në lagjen nr.14 të Romës, në Borgeziana, me pretendimin për të banuar, por e kishte transformuar atë në një magazinë të vërtetë droge.

Karabinierët e bërthamës lëvizëse të Fraskatit gjatë kontrollit të ushtruar natën e kaluar në banesën e tij, zbuluar se 26-vjeçari shqiptar posedonte jo pak, por 70 kg marihuanë.

Sipas gazetës italiane “Il Messaggero”, i riu nuk ishte i punësuar dhe jetonte në rrugën Nuragus, një ndër më të njohurat në Romë.

Shqiptari u arrestua në banesë, ndërsa brenda armaturës së krevatit ku ai po flinte, ishin fshehur thasët e drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: