Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, është larguar nga futbolli me kombëtaren. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetin social Instagram.

“Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami.
Behrami paraqitjet e fundit për Zvicrën i pati në Botërorin 2018, ku tregoi formë të lartë. Në ndeshjen e fundit ai ishte kapiten i Zvircës, ku u mposhtën nga Suedia 1-0.

Behrami tani 33 vjeç është pjesë e Udinese në Serinë A. Për Zvicrën ai ka luajtur që nga viti 2005. Behrami ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore me helvetët. Për Zvicrën ai ka zhvilluar 83 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

My international career is over ?? #chapterclosed

A post shared by Valon Behrami (@valonbera) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb