TIRANE – Një shqiptar, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, pasi ka kaluar dy ditë nga afati i përcaktuar në pasaportë, tregon për “Jeta Osh Qef” sesi trajtohet ai dhe gjithë shqiptarët e tjerë aty.

Bëhet fjalë për një burg në periferi të Selanikut, ku i riu që kërkon të mbetet anonim nga frika se mund t’i rritet akoma më shumë dënimi për shkak të mbajtjes së telefonit, tregon me detaje se çfarë bëhet aty. Ai tregon edhe një polic grek, duke thënë se ai i keqtrajton atë dhe të tjerët aty, duke i lënë edhe pa ngrënë.

Për cilin burg bëhet fjalë dhe pse jeni aty?
Bëhet fjalë për “Dhiavata Rezesto” ndodhet në periferi të Selanikut. Unë jam dënuar se kam kaluar 2 ditë nga pasaporta. Më kanë vënë 1200 euro gjobë, Xpuls në gjithë Europën dhe kam 15 ditë brenda. Një polic grek që i keqtrajton pa masë shqiptarët i len në kushte shumë katastrofë.

Keni fakte për këtë qe thoni qe i keqtrajton?
Jam vetë brenda po i shoh dhe kam rrezikuar shumë që bëra këto foto. Me zor kam arrit të bëj këto foto po të më kapin me telefon rrezikoj deri në 6 muaj burg.

Çfarë u thotë kur i keqtrajton? Si e justifikon ai këtë dhunë?
Ndërkohë që disa kërkojnë ushqim, ai u thotë mos ecni më në Greqi, japin 5 euro për të ngrënë bukë 3 vakte, ndërkohë që një sanduiç më i thjeshtë është 3 euro. Janë pa ngrënë shqiptarët, pa u larë, rrinë me muaj në këto kushte. Ai po ta kundërshtosh për të drejta që ke të gjuan. Nuk mund të kërkosh të drejtat e tua.

Disa nga ofendimet që iu thotë cilat janë?
Sharje te ndryshme. Ju jeni kafshe nuk merrni vesh. Dhe i arrestojnë për probleme kot. Pse kalojnë 2 ditë nga pasaporta. Të venë gjobë 1200 euro dhe të mbajnë 1 muaj në burg deri në 5 muaj dhe venë puls. Ka shqiptar që kanë fëmijë në Greqi me letra kanë gra dhe i deportojnë në Shqipëri.

Jeni shumë shqiptarë aty?
15 veta në një dhomë që është kapaciteti për 7 veta. Na ndihmoni se s’po gjejmë zgjidhje, nga shteti jonë s’do me e dit kush, kërkojmë të lidhemi me Ambasadën Shqiptare në Greqi nuk na lejojnë. Dhe disa nga këto djem që kanë folur me ambasadën, s’kemi ca bëjmë thonë nga Ambasada.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb